Ecuria e Vllaznia ka marre nje vemendje te madhe kete here ne emisionin “Procesi Sportiv” ku te ftuarit jane ndalur tek rezultatet pozitive te saj keto kohet e fundit, por edhe tek 105 vjetori i krijimit te saj.

I ftuar ne studio ka qene edhe antropologu i njohur Perparim Kabo, i cili njihet per gjuhen shume te veçante te te folurit dhe krahasimet e bukura qe ben dhe nje gje te tille e ka konfirmuar edhe kete here kur ka folur per Vllaznine.

“Futbolli shkodran ka nje problem: Prodhon me shume talente sesa administron. Eshte si nje lum me shume dege dhe keto dege perhapen kudo ku ka shqiptare dhe kudo ku luhet futboll edhe jashte Shqiperise.

Ka qene futboll i bukur, nje futboll i shtruar, me kalime fluente te topit ne te gjitha fazat e lojes, me elemente teknike goxha te mira. Pra, une e krahasoj futbollin shkodran me jaret shkodrane”- eshte shprehur