Situata më e “nxehtë” e Superiores gjatë këtyre ditëve, ka qenë përplasja në distancë mes Ilir Dajës dhe Edi Martini. Trajneri i Dinamos dhe ai i Vllaznisë, kanë qenë kryefjalë në çdo studio televizive.

Ndërkohë që së fundmi, ka reaguar edhe trajneri i njohur i humorit, Julian Deda. Aktori shkodran, e bënë “fakt” se Vllaznia është skuadra e parë e futbollit në Shqipëri, duke theksuar se klubi shkodran gjithmonë ka furnizuar Kombëtaren me futbollistë.

Megjithatë, Deda ndër të tjera shton se ky debat është situatë e cila duhet të zgjidhet mes dy trajnerëve. Sipas aktorit, as Vllaznia e as Dinamo s’kanë nevojë të mbrohen nga analistët.

POSTIMI I JULIAN DEDËS:

Eshte fakt qe Vllaznia eshte skuadra e pare e futbollit ne Shqiperi, siç eshte fakt qe Vllaznia ka furnizuar historikisht kombetaren dhe gjithe Shqiperine me futbolliste shume cilesor. Eshte gjithashtu fakt qe sot, nese i hedh nje veshtrim te gjitha skuadrave te te gjitha kategorive te futbollit ne kete vend, zor se gjen ndonje skuader te mos kete nje shkodran ne organike, siç eshte fakt i padiskutueshem qe Shkodra e ka futbollin si besim.

Gjithsesi, ky debat eshte i kuptueshem, sepse futbolli keshtu e ka, ka grinte, ka nerv, ka fitore, ka edhe humbje.
Mendoj se debatin mes dy trajnereve, qe per mendimin tim jane te dy vlere e shtuar e kampionatit tone, duhet t’ua lem ta zgjidhin vete mes tyre, si profesioniste.

Gjithashtu mendoj as Vllaznia, s’ka nevoje te mbrohet nga askush, sepse e mbron historia e saj e arte, as Edi Martini s’ka nevoje, sepse e mbron karriera e tij si futbollist dhe puna e tij e shkelqyer si trajner.

Por as Dinamo dhe Ilir Daja, per te cilin flasin statistikat shume te mira si trajner, s’kane nevoje te mbrohen nga ndonje “analist” pa lidhje me futbollin qe del neper studio, qe me shume po i hedh benzine zjarrit per interesin e vet, se sa per te miren e futbollit.

Pra, hajde t’i shijojme nga ana sportive keto duele dhe ne fund le te fitoje me e mira, dhe me e mira per momentin eshte Vllaznia.