Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE SPORT I HUAJPërsëritet tragjedia e Davide Astorit, këtë herë në futbollin francez

Përsëritet tragjedia e Davide Astorit, këtë herë në futbollin francez

Një tjetër tragjedi ka ndodhur në futbollin europian, teksa vetëm pak kohë pasi i është dhënë lamtumira e fundit Davide Astorit, një tjetër rast i ngjashëm ka ndodhur në Francë.

Futbollisti 19-vjeçar i Tours, që luan në Ligën e 2 franceze, ka ndërruar jetë në gjumë, pasi gjendej në qendrën stërvitore të skuadrës.

Lajmi i vdekjes së futbollisti është konfirmuar edhe nga vetë faqja e klubit në “Twitter”, megjithëse ende nuk janë përcaktuar detajet e kësaj tragjedie.

Federata Franceze e Futbollit ka vendosur nga 1 minutë heshtje për të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen në këtë kampionat, por edhe në Ligue 1. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments