Ka qene nje nga zerat me te dashur te sportdashesve ne mbare vendin. E degjonin ne fundjave duke transmetuar ne Radio- Tirana ndeshjet e Beselidhjes nga stadiumi i Lezhes dhe sigurisht qe kenaqeshin me menyren si transmetonte, me zerin e tij dhe mbi te gjitha mbi artikulacionin e duhur, çka te jepte te kuptoje se kishim te benim me nje gazetar dhe radiokronist shume te formuar nga ana profesionale.

E kemi fjalen per nje emer shume te njohur, Zef Shtjefnin. Prej me teper se dy dekadash tashme i eshte perkushtuar biznesit te tij dhe nuk ka me kohe te merret me gazetarine, por gjithsesi periudha 15-16 vjeçare qe kaloi prane tij, i ka mbetur ende ne kujtese.

Gazeta “Shkodra Sport” e ka intervistuar ish- radiokronistin dhe gazetarin e njohur lezhjan Zef Shtefni dhe padyshim qe ne kete prononcim te tij keni se çfare te lexoni. Emocionet qe ka perjetuar ne mikrofon, momentet e bukura por edhe ato te veshtirat. Por per me teper, lexoni intervisten e dhene per gazeten tone:


– Me çfarë merret sot Zef Shtjefni?

Prej 30 vitesh i jam dedikuar biznesit brenda e jashte vendit, por me kryesoret jane dy fabrikat e medha te prodhimeve industriale te qeramikes. Keshtu nga 4 fabrika te tullave e blloqeve qeramike qe ka vendi, 2 jane te miat e drejtohen drejtperdrejte prej meje.

– A ju mungon sporti dhe komentimi i ndeshjeve?

Sporti ka qene nje pjese e rendesishme e jetes sime, ose me sakte e rinise sime. Keshtu per 7 vite kam luajtur me te rinjte dhe te rriturit e Beselidhjes ne kategorine e pare. Me pas mbi 15 vite ne mikrofonin sportiv te Radio Tiranes ne emisionin e mirenjohur “Nga njera ndeshje ne tjetren”. Sigurisht qe sot keto me mungojne shume, por shyqyr qe kemi mundesi ta shijojme futbollin ne ekrane e neper stadiume.


– Kur keni filluar të merreni me gazetarinë dhe komentimin e ndeshjeve?

Me te dyja kam filluar pas perfundimit te studimeve te larta per gjuhe-letersi, qe perkon me vitet 1984-85.


– Çfarë ishte ky pasion për të komentuar?

Une qe ne shkolle dija mire italisht dhe degjoja “Tutto il calcio minuto per minuto”. Kisha idhull Enrico Merin dhe perpiqesha ta imitoja. Ne Universitet me zgjodhen si Kryetar te Keshillit Sportiv dhe nje dite ia befi Ahmet Shqarri per nje interviste. Aty perfitova nga rasti e i thashe Ahmetit: Pse nuk e bejme dhe neve nje emision sportive si italianet. “Nuk kemi mjete si ata,- me tha-, por do e mendojme nje plan si ta realizojme edhe ne. Ndaj mos na humb dhe ti Zef”, me tha Ahmeti. Ja keshtu e nisa.


– Si e keni përjetuar transmetimin e një ndeshje?

Ne ate kohe kishte pergjegjesi shume me te madhe se sot. Kjo sepse krahas emocioneve sportive te mikrofonit, ishte dhe pergjegjesia e mikrofonit live. Ishin te pakta emisionet qe ishin direkt dhe dihej se per nje fjale goje perfundoje ne burg. Shto ketu edhe emocionet e skuadres tende dhe kjo me ndodhte si ne Lezhe, por me shume akoma kur transmetonim kombetaren.


– Cila ka qenë momenti më i lumtur në transmetim?

Mendoj se trasmetimi me i bukur ishte ai i ndeshjes se kombetareve Gjermani- Shqiperi ne Leverkusen. Ishte nje atmosfere shume e zjarrte, shume festive e sportive ku skuqnin tribunat edhe nga flamujt tane.B eme nje ndeshje shume te mire dhe gjermanet fituan me nje gol ofsajt ne minuta shtese. Ishte trasmetimi i nje ndeshje me 97 minuta emocione live direkt nga press tribune, jo brenda ne kabine. Nuk harrohet ajo ndeshje e ai trametim i jashtezakonshem, ne mes te yjeve te futbollit gjerman.


– Momenti kur jeni ndier ndoshta më keq?

Kane qene disa te tilla, por gjithsesi nuk kane qene te renda. Hynte ne kabinen time ne Lezhe Sekretari i Pare. Hajde fol lirshem. Edhe kur Beslidhja luante skifo, ai thoshte: “He mo se nuk po luajme keq”. Pas kesaj hajde thuaj nje fjale kritike po deshe. Nje dite me erdhi Ismet Bellova ne Lezhe se po luante Partizani. Po komentonim te dy. Kur e mori fjalen Ismeti levizi karrigen nga mbrapa. Mirepo ajo ishte mbi nje pod dhe Ismeti desh ra me koke ne mur. Une me njeren dore i mbajta koken Ismetit dhe me tjetren kapa mikrofonin dhe u futa ne trasmetim ditekt me fjalet: “Moment teper i veshtire te dashur degjues”.

Ne fakt topi ishte larg portave. Iku pa te keq ky siklet por qe mbrapa u kthye ne teme humori, siç u be dhe rasti tjeter kur une nuk kisha arritur ne kohe ne kabine dhe Ahmet Shqarri thote: “Tani linja ne Lezhe Zef Shtjefnit”. Ne kabine ndodhej mesuesi Anton Vanaj dhe thote se ne pritje te Zefit po ju njoh me formacionet e te dyja paleve. I ndjeri Veli Rada e beri dhe kete si shume te tjera numer per Estraden e Tiranes. “Zefi nuk i ka pjek tullat akoma dhe vjen ma vone ne kabine…”.


– Deri kur keni qenë i pranishëm në koment dhe në gazetarinë sportive?

Kam qene si ne gazete dhe mikrofonin sportiv per 15-16 vite radhazi. Praktisht mbaroi ky pasion dhe mision afer vitit 2000 nga ngarkesa e madhe e puneve qe mu shtuan.

– E ndiqni sot sportin dhe radiokronikën sportive?

Sportin e shoh ne tv e pak edhe ne stadium. Ne radio vetem kur jam ne makine.


– Ju vjen keq që Besëlidhja për të cilën keni komentuar, po kalon momente të vështira dhe madje shumë shpejt mund të mbesë edhe pa stadium?

Me vjen shume keq. E kam parashikuar se do shkonte keshtu. Eshte e pamundur qe nje ekip te mbahet nga nje person i vetem. Jam perpjekur qe te krijoj nje shoqeri aksionere Biznes-Bashki, por ka qene e kote. Ndersa stadiumi ka mbetur si mos me keq.

– A keni krijuar miq të mirë me sportin?

Kam patur shoqeri me nje pjese te mire te yjeve shqiptare.K am arritur te luaj me Zerin, Ballgjinin, Pernasken, Zhegen, Bizin, Dedjen, Rragamin, Shtinin, Ajazin, Bajazitin, Majacin etj. Ne stazhin e shkolles se mesme me derguan te luaja dhe me Minatorit e Rreshenit. Kemi mbetur miq me te gjithe dhe sot.

– Nëse ua kërkojnë, do riktheheshit sërish të komentoni një ditë?

Mbase ne ndonje ndeshje te mire do shkoja per qejf te beja komente.
Intervistoi: Gjergj KOLA