Vllaznia do te luaje diten e neserme ne oren 17:00 ndeshjen e rradhes, ate ndaj Kastriotit pikerisht ne stadiumin “Loro Borici” te Shkodres, sfide kjo e vlefshme per javen e 23-te te Abissnet Superiore.

Keshtu, trajneri Mirel Josa nuk pritet te beje ndryshime ne formacion, teksa gjasat jane qe edhe ndaj Kastriotit, nga minuta e pare ta nise e njejta 11-she qe ishte ne ndeshjen e kaluar ndaj Egnatias. Tashme, stafi teknik i Vllaznise, me ne krye trajnerin Mirel Josa, i ka marre masat dhe njekohesisht edhe vendimin se kush do te jete nga minuta e pare ne fushen e lojes.

Keshtu, ne porte nuk do te kete ndryshime, teksa normalisht si gjithmone do te vijoje te jete serish Zogovic. Nderkohe, as ne mbrojtje nuk priten ndryshime nga ndeshja e fundit me rrogozhinasit. Kruja do te luaje ne te djathte, ne qender do te jete dyshja Gurishta-Shehi, ndersa ne te majte Bulatovic.

Me skemen 4-3-3, treshja e mesit te fushes do te jete e formuar nga Jonuzi, Alivoda dhe Marku. Ne maje te sulmit pritet te jete Bekim Balaj, teksa ne mbeshtetje te tij do te luajne ne krahe Mala dhe Latifi.

Kjo eshte 11-shja qe trajneri Mirel Josa do te hedhe ne fushen e lojes neser ndaj Kastriotit. Nderkohe, ndeshja Vllaznia-Kastrioti do te luhet diten e neserme ne stadiumin “Loro Borici” te Shkodres, duke nisur nga ora 17:00 dhe do te transmetohet drejtperdrejte ne kanalet e platformes “OverSport”. /Maringlen ZHIVANI/

Formacioni i Vllaznise (4-3-3): Zogovic, Kruja, Gurishta, Shehi, Bulatovic, Jonuzi, Alivoda, Marku, Mala, Balaj, Latifi Tr: Mirel Josa