Ka kaluar dy here ne avantazh, por gjithsesi nuk ia ka arritur dot ta ruaje ate dhe si rrjedhoje ne fund ka dale e humbur nga ndeshja me ekipin e Permetit ne shifrat 2-3.

Ka qene futbollisti Ergys Puka qe ka shenuar golin e pare ne minuten e 26-te, por avantazhi i Basanias nuk ka zgjatur shume sepse nje minute me vone Halili ka shenuar per ekipin e Permetit dhe ne kete menyre pjesa e pare eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 1-1.

Ne fillimin e se dytes, konkretisht ne minuten e 55-te ka qene serish Puka qe ka shenuar edhe golin e dyte duke krijuar edhe njehere shpresen per marrjen e nje fitoreje te mundshme por serish nuk ka ndodhur kjo gje.

Naska ne minuten e 63-te ka barazuar shifrat ne 2-2 dhe me pas ka qene rradha e Todhes qe ne minuten e 71-te te shenonte golin e trete dhe te fitores per ekipin e Permetit ne shifrat 3-2.


BASANIA & AM – PERMETI 2-3

Puka 2/ Halili, Naska, Todhe

BASANIA & AM: Muçejani, Kola, Hila, Lazri, Suka, Colaj, Marku, Zefi, Puka, Vuka, Abdija. Trajner: A. Simoni. U aktivizuan edhe Zagani, A. Simoni dhe D. Simoni.