Nese flasim per futbollin e femrave ne Shqiperi gjithe keto vite, padyshim qe emri tek i cili duhet te ndalesh patjeter, eshte edhe ai i Albina Rrahmanit. Lojtarja qe per shume vite ka mbajtur edhe shiriten e kapites se kombetares shqiptare.

Njekohesisht per disa vite me rradhe mbrojtesja e njohur ka qene edhe pjese e Vllaznise, me te cilen ka fituar disa trofe. Para dy sezonesh ajo pesoi nje demtim ne gju dhe si rrjedhoje u detyrua t’i nenshtrohej nje nderhyrje kirurgjikale. Kjo periudhe e rehabilitimit i ka sherbyer per te marre edhe nje detyre te re ne Federaten Kosovare te Futbollit teksa i eshte besuar njera nga ekipet kombetare te moshave.

Por Albina nuk ka deshire te heqe dore nga futbolli i luajtur. Tashme qe problemet shendetesore i ka lene pas njehere e mire, ajo ka vendosur te rikthehet serish ne fushen e lojes. E ku me mire se te Vllaznia. Si rrjedhoje ajo eshte federuar dhe do te jete pjese e saj ne kete pjese te dyte te sezonit.

Po ndalemi sot tek kjo futbolliste sepse eshte nje dite e veçante. Albina Rrahmani ka ditelindjen, feston 34 vjetorin e lindjes dhe me kete rast ne emer te gazetes “Shkodra Sport” dhe gjithe lexuesve te saj i urojme edhe 100 vite te tjera te lumtura.

Ky rikthim ne fushen e lojes per te padyshim qe i ka dhuruar emocione, per me teper qe ndodh ne nje sezon ku Vllaznia do te festoje titullin e 10-te kampion te saj rradhazi, shoqeruar edhe me vendosjen e yllit te pare ne fanelle. Dhe Rrahmani nuk kishte si te mungonte ne kete feste.

Ajo ka kontribuar ne disa vite per ekipin kuqeblu duke dhene shume nga pervoja e saj e madhe ne fushen e lojes dhe duke qene nje garanci ne repartin e mbrojtjes bashke me Arbiona Bajraktarin dhe futbolliste te tjera. Natyrisht qe mund te kontribuoje serish dhe kjo eshte diçka shume e mire. Vllaznia eshte e lumtur qe kjo futbolliste do te jete pjese e saj te pakten deri ne fund te ketij sezoni.
Gjergj KOLA