Te Vllaznia krenohen me lojtaret e Akademise se tyre. Ditet e fundit ka qene nje numer i konsiderueshem futbollistesh te cilet jane grumbulluar me ekipet kombetare, duke filluar nga ato te U20 e deri te kombetarja U15.
Nderkohe mesohet se diten e djeshme ka patur edhe grumbullime te ekipeve kombetare U18 dhe U16 dhe nga Akademia Vllaznia jane thirrur plot 5 futbolliste dhe kjo behet e ditur ne faqen e kesaj te fundit ku shkruhet:
“Grumbullimet e ekipeve kombëtare të moshave kanë vijuar këto ditët e fundit dhe dje në Durrës ka patur grumbullim edhe të kombëtareve U16 dhe U18 dhe stafet teknike të këtyre ekipeve kanë thirrur edhe 5 futbollistë nga Akademia Vllaznia.
Kështu, me kombëtaren U16 është grumbulluar futbollisti Kevin Dodaj, ndërkohë që me kombëtaren U18 janë thirrur portieri Leonard Kaçaj, mbrojtësi Flori Spahija, mesfushori Rejan Alivoda dhe sulmuesi Alesio Perloshi.
Kjo padyshim që është një kënaqësi për KF Vllaznia sepse prioriteti i punës së Akademisë tonë është rritja e elementit cilësor për ekipin tonë të parë dhe për ekipet kombëtare”.