Në vitin 2000, sulmuesi legjendar argjentinas u bë president i një prej klubeve më të mëdha në botë. Ai quhej Alfredo Di Stefano dhe klubi ishte Real Madrid.
Ndoshta Barcelona mund të bëjë të njëjtën gjë për një argjentinas tjetër që vazhdon të dhurojë show në mbarë botën.
Një nga detyrat kryesore të Leos, nëse ai ndonjëherë bëhet president i Barçës, do të jetë përmirësimi i skuadrës. Kjo kërkon që Messi, siç ka bërë prej shumë vitesh në fushë, të bëjë magjinë e tij në tregun e transferimeve.
Le të hedhim një vështrim në një numër lojtarësh që Messi ka të ngjarë të përpiqet t’i sjellë te Barça nëse bëhet president i saj.
Alejandro Garnacho
Pavarësisht se është vetëm 19 vjeç, Garnacho është një nga të paktët me fat që ka luajtur së bashku me Cristiano Ronaldon (për Manchester United) dhe Messin (për ekipin kombëtar). Argjentinasi e ka arritur këtë falë një talenti të madh.
Garnacho ka teknikën e Messit dhe fuqinë shpërthyese të Ronaldos. Në të njëjtën kohë, ai preferon të luajë në krahun e majtë, një pozicion që u bë i lirë te Barça pas largimit të Neymar në 2017.
Julian Alvarez
Alvarez ishte aq i mirë vitin e kaluar sa i fitoi një vend nga Pep, edhe pse kishte konkurent Haaland.
Në Argjentinë, Alvarez tashmë është bërë hero, duke shënuar katër gola në shtatë ndeshje të Botërorit 2022.
“Askush nuk e imagjinonte që Julian do të merrte një pjesë të tillë dhe do të luante një rol kaq të rëndësishëm sa tani. Ndihma që ai na dha ishte thjesht e mahnitshme”, kujton Messi.
Stefan Baicetic
Barcelonës nuk i mungojnë mesfushorët, por pavarësisht nënshkrimit të Oriol Romeut, tashmë 31-vjeç, i mungojnë mesfushorët mbrojtës.
Stefan Baicetic është një adoleshent me trurin e futbollit, i cili tashmë po fiton duartrokitje në Premier Ligën angleze.
Presidenti Messi do të dëshironte ta shihte Baicetic te Barça për shumë arsye: qetësia e tij, vizioni i tij, pasimet e tij, dhe aftësia e tij për të shkatërruar kundërsulmet. Ky spanjoll mund të jetë Sergi Busquets i ardhshëm.
Erling Haaland
Ronaldo Nazario, Ronaldinho, Neymar, Luis Suarez dhe së fundmi Robert Lewandowski. Barcelona ka kërkuar gjithmonë të nënshkruajë një yll dhe të arrijë një marrëveshje që ndryshon menjëherë imazhin e klubit.
Për presidentin Messi, ai lojtar mund të jetë Erling Haaland. Golashënuesi norvegjez i cili ka mesatarisht mbi një gol për lojë gjatë gjithë karrierës së tij.
Barcelona e humbi luftën për Haaland në vitin 2022. Barça u tërhoq nga gara pasi shqyrtoi portofolin e tyre dhe detyrimet e borxhit.
Në fund, situata do të ndryshojë për mirë. Në një të ardhme me ikona si Leo Messi në krye të Barçës, nënshkrimi i lojtarëve si Haaland nuk do të jetë thjesht i mundur, por shumë i mundshëm.
Rico Lewis
Gjithçka është e thjeshtë. Lewis tashmë ka hyrë në listën e mbrojtësve të djathtë më të mirë të gjeneratës. Rico ishte aq i mirë në sezonin e tij debutues 2022/23 sa Guardiola rrezikoi të ndahej me Joao Cancelo.
“Është pothuajse e pamundur të luash më mirë se ai. Është 18 vjeç, do të ketë gabime. Por kam pasur ndjenjën se ai duhet të luajë gjithnjë e më shumë”, tha Guardiola.
Barcelona tani ka qartë nevojë për një mbrojtës të djathtë dhe Lewis do të jetë pre e lehtë për Barçën e Messit nëse gjërat qëndrojnë kështu.
Pavarësisht se kë synon dhe kë përfundon nënshkrimi, presidenca e mundshme e Messit premton të jetë emocionuese dhe transformuese për Barçën. /abcnews.al/