Tre javët e fundit të Kategorisë Superiore do të luhen të gjitha në një orar, për të shmangur ndihmën indirekte ndaj skuadrave që mund të jenë të interesuara për një rezultat në varësi të atyre të kundërshtarëve direkt. Kjo padyshim kishte krijuar pak pasiguri, duke llogaritur se ku do të transmetohen të gjithë ndeshjet e futbollit të elitës në vendin tonë.
Megjithatë, është arritur një akord mes “MCN” që zotëron të drejtën e transmetimit të Kategorisë Superiore, si dhe platformës “Tring” për të bërë të mundur që të gjitha ndeshjet që luhen në një orar, të transmetohen për publikun.
Duke filluar nga kjo e shtunë, dy nga ndeshjet e orës 16:00, do të transmetohen nga “MCN” dhe “MCN 24”. Pikerisht tek ky kanali i fundit do te transmetohet ndeshja qe do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi”, ajo ne mes Vllaznise dhe Dinamos.
Ndërkohë, tre ndeshjet e tjera do të transmetohen nga platforma “Tring” dhe me siguri keshtu do te ndodhe edhe ne dy javet e tjera te fundit te “Abissnet Superiore”.