Pese shkodrane ndodhen qe prej dites se hene ne Zvicer dhe pikerisht ne seline e UEFA-s. Arsyeja eshte kursi per trajner qe ato po zhvillojne dhe si rrjedhoje e planit te bere nga FSHF ka qene edhe vizita njejavore atje per te vijuar trajnimin prane institucionit te qeverise se futbollit europian.

Behet fjale per trajneret Edi Martini, Auron Miloti, Hamdi Salihi, Haris Lika dhe Rudi Piraniqi. Ata jane bashke me trajneret e tjere qe duan te marrin liçensen “Uefa Pro” te shoqeruar nga dy personat pergjegjes te FSHF-se per kete gje, Astrit Maçi dhe Alban Tafaj.

Natyrisht qe nje pervoje e tille ne zyrat e UEFA-s dhe per me teper leksionet qe po marrin atje, do te jene nje plus per karrieren e tyre si trajner dhe prandaj ato po e shfrytezojne ne menyren me te mire te mundshme qendrimin keto dite ne Nion.

Pese trajneret shkodrane qe jane rregjistruar tashme ne kursin per “Uefa Pro”, shtojne numrin e tyre dhe padyshim qe kjo eshte diçka shume e mire qe do t’i ndihmoje ato jo pak per karrieren e tyre te metejshme.
www.shkodrasport.com