Dy prej arbitrave te Superliges shqiptare, pikerisht Laver Alla dhe Klajdi Kola, mesohet te jene pezulluar nga Federata si rrjedhoje e gabimeve te bera ne ndeshjet e javes se fundit.

Në këto kushte, sot Federata e Shqiptare e Futbollit thirri në një mbledhjen të gjithë gjyqtarët dhe asistentët e angazhuar në Kategorinë Superiore për të diskutuar çështje të arbitrimit të ndeshjeve të Superiores. Në këtë takimi është kërkuar përqëndrim maksimal nga të gjithë arbitrat për të shmangur gabimet në javët e ardhshme.

Në njoftimin e FSHF nuk thuhet nëse do të ketë pezullime, por burime pranë sektorit të arbitrimit bëjnë me dije se është pezulluar, Laver Alla dhe Klajdi Kola, ndërsa do të merren masa edhe për disa gjyqtarë të tjerë.

Laver Alla ishte gjyqtari kryesor në sfidën e “Niko Dovanës”, teksa gjykoi sfidën e fituar 1-0 nga Teuta përballë Bylisit. Gjithsesi, vendimi për të mos akorduar një penallti në favor të Bylisit, duket se e ka detyruar FSHF-në që ta pezullojë për të paktën 3 javë.

Të njëjtën gjë bëri edhe Klajdi Kola në sfidën mes Tiranës dhe Luftëtarit, e mbyllur me shifrat 5-1. Kur rezultati ishte 3-1 në favor të bardhebluve, gjirokastritët pretenduan për penallti, me pamjet e përsëritura që i dhanë të drejtë.

Megjithatë, Kola vijoi normalisht lojën, duke ndikuar jo pak në disfatën e thellë të bluzinjve. Diçka që do i kushtojë të paktën 3 javë pezullim.