Për Kristof Piatek, ndeshja në Firence ishte e pesta radhazi pa gjetur rrugën e rrjetës. Ndeshja e radhës është me Frozinonen dhe sulmuesi polak i Milanit duhet të prishë “agjërimin”, që zgjat prej 507 minutash.
Po, edhe pse Piatek nuk po kalon një moment të mirë, sipas “La Gazzetta dello Sport”, ai është shumë pranë një rekordi. Nëse shënon dy gola në ndeshjet e fundit, ai do të arrinte në shifrën e 10 golave me fanellën e Milanit në Serinë A, pas 13 golave të shënuar me Xhenoan. Kështu, Piatek do të bëhej lojtari i vetëm që shënon 10 gola e lart me dy fanella të ndryshme brenda një sezoni.
Përjashtim bën rasti i sulmuesit Aubamejang, i cili në sezonin 2017-18 kapi shifrën e dyfishtë, por në dy kampionate të ndryshme. Ai shënoi 13 gola me Borusia Dortmund në Gjermani dhe 10 gola me Arsenalin në Premier League./vipsport/