Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPIKANTE nga Vllaznia-Labëria, nga krahasimi me Zidane deri tek 'sherri' për penalltinë

PIKANTE nga Vllaznia-Labëria, nga krahasimi me Zidane deri tek ‘sherri’ për penalltinë

Vllaznia u kualifikua sot në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë pas fitores 4-0 kundër Labërisë. Një takim që prodhoi edhe disa episode të veçanta të cilat “Shkodra Sport” i sjell për lexuesit e saj.

– Takimi u zhvillua në “Reshit Rusi” për shkak të punimeve të fushës që po bëhen në “Loro Boriçi”. Fakt që duket se disi i shqetëson lojtarët e Vllaznisë që vonojnë të përshtaten me terrenin.

– Portieri i Labërisë pavarësisht 4 golave të pësuar zhvilloi një ndeshje të mirë. Ai priti 2 penallti, në fillim Latifit e më pas Hoxhes.

– Nuk mungonin as tifozët në këtë takim. Madje edhe miqtë kishin mbështetësit e tyre.

– Një polemikë në fund të ndeshjes mes Hoxhes dhe Çobes për goditjen e penalltisë së kush do e godiste. Në fund trajneri vendos për mesfushorin i cili gabon.

– Nuk mungojnë as batuat e tifozëve shkodranë që “ngacmojnë” tifozët miq. “Keni marrë rrugën nga larg vetëm për humbje”

– Komplimenta edhe për Mustedanegic ku duke bërë krahasim me emrin e tij tifozët shprehen me humor: “Më i mirë se Zinedine Zidan”.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments