Vllaznia luajti sot ndeshjen e kthimit të turit të dytë të kupës së Shqipërisë. Shkodranët fituan në shifrat e thella 6-1 kundër Pogradecit në “Loro Boriçi” dhe siguruan çerekfinalen e kompeticionet. “Shkodra Sport” përveç pasqyrimit të ndeshjes në kohë reale, sjell për sportdashësit shkodranë edhe disa “pikante” të takimit që u luajt sot.
-Ndeshja zhbollkohet shumë shpejt ju vetëm pas 40 sekondash nga vëshëllima e gjyqtarit, Vllaznia gjen golin me anë të mesfushorit, Mustedanagic që konfirmohet si njeriu i kupës.
– Fahuredin Djurdjevic ndjek ndeshjen mes gazetarëve. Kjo për shkak se sulmuesi vuan nga një dëmtim dhe nuk ishte i pranishëm në ndeshje.
– Prani e pakët e tifozëve në “Loro Boriçi”.
– Portieri Hasanbelli realizon një pritje të shkëlqyer që merr edhe duartrokitje e të gjithëve në stadium.
– Edhe presidenti Alban Xhaferri preferon ta ndjekë ndeshjen tek gazetarët. Ku edhe “ngacmohet” ndonjëherë nga njerëzit e medias shkodrane.
– Tifozët e paktë “kapen” edhe me trajnerin Abazaj të Pogradecit pas golit të 4-ët të pësuar nga skuadra e tij. Ata i drejtohen duke thënë :”Më mirë mos të vinit në Shkodër se do humbnit në tavolinë 3-0”.
– Ka edhe nga ata që i “tërheqin veshin” Aralicës që të ruajë golat për kampionat, mos ti “harxhojë” gjithë në kupë.
Endri ÇINARI