Sot u luajt edhe ndeshja e rradhës e kampionatit shqiptar mes Vllaznisë dhe Bylis. Dueli i vlefshëm për javën e 27-të të Superiores përfundoi në shifrat 0-0.
“Shkodra Sport” përveç raportimit të takimit në çdo minutë, sjell edhe disa “pikante” të duelit që u zhvillua në orën 15:00.
-Pavarësisht se moti është i përshtatshëm për një ndeshje futbolli, tifozët janë të pakët në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”. Duket se tifozët shkodranë kanë preferuar ta ndjekin ndeshjen nga televizioni.
-Miloti me pak ndryshime në formacion. Kur tifozët prisnin Vulajn ose Latifin, ish-sulmuesi nuk preferon asnjërin. Rikthehet nga minuta e parë, Marko Juriç. Ku kroati mungonte prej kohësh për shkak dëmtimi.
-Pas 20 minutash lojë thuajse nuk është krijuar asgjë nga dy ekipet. Si Miloti ashtu edhe Shensoi kërkojnë më tepër ritëm nga ekipet e tyre.
-Duket se planet e Bylis prishen, ku në minutën e 25-të ka zëvendësim të detyruar. Nga fusha largohet Damcevski i dëmtuar, për ti lënë vendin Zhongos.
-Nuk mungon as batuta e një tifozi që nuk dukej i kënaqur me lojën e ekipit. Mbështetësi kuqeblu drejtohet me fjalët: “Sillni edhe njëherë Josen”.
-“Vllaznit ultras” nëpërmjet koreve të tyre përpiqen të krijojnë atmosferë në një ndeshje të që krijon pak në fushën e lojës.
-Nis menjëherë me zëvendësim pjesa e dytë . Largohen Çoba dhe Boshnjaku për Kainan dhe Latifin. Duartrokitje për këto lëvizje nga tifozët.
-Nuk mungon as ironia mes tifozëve shkodranë, ku theksojnë se tashmë Zguro dhe Adili qenkan miq. Duke iu referuar përplasjeve të së shkuarës mes dy mbrojtësve.
-Jo vetëm Miloti, por edhe Sinani është shumë aktiv me udhëzime për skuadrën. Duke kërkuar shpejtësi në veprimet e Vllaznisë.
-Shpëton për mrekulli Vllaznia. Qardaku humb një rast të pabesueshëm i vetëm përballë portierit. Tek Bylis nuk mund t’iu besojnë syve.
-Ka pretendime dhe protesta tek Vllaznia. Kjo pasi shkodranët pretendojnë për penallti në favor. Por nuk është i këtij mendimi gjyqtari kryesor i takimit.
-Nxehet situata mes Shensojit dhe gjyqtarit kryesor. Ky i fundit i drejtohet me fjalët “mbylle gojën”. Fjalë që acarojnë së tepërmi kreun e pankinës ballshiote.
-Përfundon gjithçka 0-0, fakt që sjell pakënaqësitë dhe vërshëllimat e tifozëve shkodranë në fundin e ndeshjes.
Endri ÇINARI