HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPikantet e Vllaznia-Linfilld/ Skuadra rifitoi tifozët, Memelli bën paqe me shkodranët dhe…...

Pikantet e Vllaznia-Linfilld/ Skuadra rifitoi tifozët, Memelli bën paqe me shkodranët dhe… ofron kafe

Tifozët iu përgjigjën thirrjes së klubit për të mbështetur Vllazninë në takimin e djeshëm ndaj Linfilld, me shpresën se do të bënte mrekullinë, ashtu siç ndodhi në përmbysjen e dy viteve më parë në “Loro Boriçi” ndaj Shiroki Brijeg.

Fitorja 1-0 ndaj Linfildit nuk mjaftoi që kuqeblutë të festonin, por në fund merituan duartrokitjet e tifozëve shkodranë. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet e ndeshjes së djeshme.

* Rreth 5 mijë të pranishëm në ndeshjen e djeshme, ndërsa në tribunën e tifozëve miq, kishte një grup të vogël ultrasish të Linfildit.

* Në minutën e 24-t dhe gjithashtu 69-të, arbitri azer e ndërpreu lojën për t’u dhënë mundësinë skuadrave të freskoheshin. Në orarin e ndeshjes së mbrëmshme, temperaturat shkuan deri në 30 gradë.

* Kryebashkiaku i ri i Shkodrës, Benet Beci, bëri një takim stafin drejtues dhe atë teknik para ndeshjes së djeshme, duke i dhënë mbështetjen e tij. Gjithashtu e ndoqi takimin nga tribuna VIP.

* Lojtarët e Linfildit u përshëndetën para startit të takimit me tifozët që e kanë shoqëruar nga Irlanda e Veriut.

* Që në minutat e para tifozët shkodranë vërshëllejnë ndaj portierit mik, Kris Xhons, ku kërkojnë të mos vonojë asnjë sekondë lojën. Mirëpo, ai e bëri mirë këtë pjesë, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë nga arbitri dhe në fund rrezikoi të dilte edhe me të kuq.

* Proteston stoli dhe lojtarët shkodranë në fund të pjesës së parë. Edhe pse gjyqtari azer akordoi një minutë shtesë, ai e mbylli takimin sapo përfundoi 45-minutëshi. Protesta e trajnerit Memellit ka qenë më e fortë ndaj të tre gjyqtarëve për këtë pretendim. Kreu i pankinës vijoi debatin me arbitrin e katërt edhe në pjesën e dytë, ku kërkon që portieri dhe lojtarët miq të mos vonojnë lojën.

* Trajneri i portierëve të Vllaznisë, Ideal Lekiqi, s’i shpëton kartonit të verdhë pas protestave ndaj lojtarëve miq e gjyqtarit.

* Pavarësisht eliminimit, tifogrupi “Vllaznit Ultras” dhurojnë spektakël me fishekzjarre në fundin e lojës dhe përshëndesin ekipin.

* Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli, arriti paqen me tifozët, por kërkon të njëjtën gjë edhe me gazetarët në fund të ndeshjes, teksa u kërkoi që të pinin një kafe miqësore në ditët e ardhshme.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments