Boksieri i Vllaznisë Nelson Hysa është plagosur pak minuta më parë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura Dervishbeg. Kampioni i njohur mësohet të ketë marrë dy plumba në pjesën sipër legenit dhe aktualisht ndodhet në ambjentet e Spitalit Rajonal të Shkodrës dhe për fat të mirë, është jashtë rrezikut për jeten. Menjëherë pranë tij ka mbërritur edhe trajneri Zef Gjoni por edhe kolegë sportistë, për t’iu gjendur atij afër në këto momente të vështira.
Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. Natyrisht që një lajm i mirë nuk është aspak i mirë sepse kemi të bëjmë me një akt të shëmtuar që i ndodhi një sportisti shumë herë kampion të vendit i cili përgjithësisht ka qenë model edhe me sjelljen e tij jashtë sportit. Gjitsesi e rëndësishme është që kjo ngjarja ka kaluar pa pasoja të rënda.
© shkodrasport.com