Tèrbuni ka mbyllur pèrgatitjet nè kryeqytet dhe sot do tè marrè rrugèn drejt Pukès. Kètè fundjavè luajnè nè “Ismail Xhemali” me Bylisin dhe objektivi mbetet fitorja.

Elvin Beqiri beson te trepikèshi i radhès, ndonèse kèrkon kujdes. Nè njè prononcim pèr “Panorama Sport”, trajneri evidenton se lojtarèt janè mè tè etur se kurrè dhe nuk duan tè ndalen.

“Tè them tè drejtën nuk e prisja atè rezultat perballè Besëlidhjes, qè nuk fal nè shtèpi. E megjithatè, ia dolèm dhe shpresoj tè na jetè hapur rruga e fitoreve pas barazimeve. Eshtè zhbllokuar edhe Vilfor Hysa.

Nè 180 minutat e fundit ka shènuar 3 gola, duke na dhènè 6 pikë. Por, nuk mund tè mos pèrgèzoj edhe gendèrmbrojtèsin Pegini, qè hapi serinè e golave.

Tani presim Bylisin nè shtèpi. Eshtè ekipi mè i mirè i Kategorisè sè Parè dhe ne e kemi vlerèsuar ndaj jam nè dilemè pèr 11-shen. Gjithsesi, unè do te ndertoj formacionin mè tè mirè qè tè arrijmè te fitorja me pikè tè plota.

Nè rast se mundim ballshiotët, edhe ne duhet tè llogaritemi si pretendentè pèr Superioren. U kam kèrkuar lojtarève qè pas kètyre dy fitoreve radhazi, tè mos kalojnè nè eufori.

Duhet tè jemi tè vendosur pèr tè mos u ndalur, ndaj kerkoj nga tifozèria qè tè na mbèshtesë. Kam besim se ky ekip do t’i bèjè qè tè buzèqeshin nè kètè takim dhe nè vazhdim” pèrfundoi numri nfê i pankinès pukjane.