Laçi në kaos para Tiranës. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta se trajneri Stavri Nica ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës.

Sot ai nuk është paraqitur në stërvitje dhe duket se palët janë ndarë përfundimisht para ndeshjes me Tiranën, që luhet nesër në orën 13:45 në Laç.

Mësohet se shkak për këtë largim të durrsakut janë bërë përplasjet me drejtuesit e klubit për disa ndryshime në formacion në ndeshjen ndaj Skënderbeut.

Nesër Laçin pritet ta drejtojë zv.trajneri Klevis Hima. Nje situate e tille natyrisht qe do te reflektohet tek skuadra e cila ne fakt nuk i ka bere nje nisje te mire kampionatit.

Pak kohe me pare ishte Armando Cungu qe u largua nga drejtimi i skuadres dhe tashme te njejtin veprim ka bere edhe Stavri Nica.