Penalltia që nuk u akordua nga gjyqtari polak Marciniak në ndeshjen Napoli-Milan në Ligën e Kampioneve, do të prodhojë polemika pa fund në vijim. Dhe kjo u pa qartë pas sfidës ku i pari që hodhi dyshimet e tij për vendimin ishte trajneri i Napolit, Luçiano Spaleti teksa fliste për “Mediaset”.
“Nuk e kontestova unë gjyqtarin, e kontestuat ju. Të gjithë ishim dakord për atë episod, përveç atyre që mbajnë veshur fanellën e Milanit, ishin dakord edhe ata që e veshin përkrah jush në studio. Sot ka një penallti neto ndaj Lozanos në minutën e 37, shumë e dukshme. I kthen kaviljen, shihet shumë mirë nga përsëritja.
Rrezikon seriozisht t’i ndrydhë kaviljen, kjo është një penallti që nuk mundet të mos e shohësh. Është një penallti shumë e madhe për ne”, shprehu pakënaqësinë e tij trajneri i Napolit.
Ne lidhje me kete rast ka folur edhe Billy Costacurta. Ish-kapiteni i Milanit dhe një mjeshtër për këto situata pasi në të shkuarën ka qenë një ndër mbrojtësit më të mirë, prezent në studion e Sky Sports ka thënë: “Leao shkon fillimisht te këmba e Lozanos dhe pastaj te topi. Kji ishte penallti.”