Asnjë dyshim nuk kishte për “Plisat”, por tashmë është konfirmuar zyrtarisht se tifogrupi i shqiptarëve të Kosovës do të jetë gati për Turqinë. Ashtu si gjithmonë, do të ketë brohorima për 90 minuta në mbështetje të kuqezinjve.

Ndërkohë tifozët janë duke nisur organizimet e tyre, për një tjetër paraqitje dinjitoze jashtë fushës. Këtu flitet për një nga tifogrupet më besnike, që nuk e ka lënë të vetme Kombëtaren për asnjë rast. Turqia duhet të nis të shqetësohet, pasi Shqipëria të ngjallë frikë edhe nga shkallët e stadiumit.

Prania e ketij grupimi ne tribunat e stadiumit “Loro Boriçi” me 22 mars, padyshim qe eshte nje lajm i mire sepse kemi te bejme me nje tifogrupet me entuziaste dhe qe i ka qendruar besnik kombetares kuqezi.

Atmosfera ne shkallet e ketij stadiumi per kete ndeshje pritet te jete elektrizuese dhe shpresat jane per nje nisje te mbare me nje fitore ndaj Turqise, fitore qe do “u hapte oreksin” kuqezinjve per te synuar kualifimin per here te dyte ne Europian.