Antonio Delaj është një nga futbollistët që flitet shumë për të shpesh herë në opionin sportiv. Mesfushori anësor është një nga emrat që padyshim premton për të ardhmen e Vllaznisë.

Së fundmi, 19-vjeçari pësoi një dëmtim që u duk pak i rëndë fillimisht që e la larg fushave për afërsisht një muaj, por duket se tashmë Delaj e ka lënë çdo gjë pas dhe është gati që të stërvitet me shokët e ekipit të parë, por edhe tek U-21.

Pikërisht, me këtë ekip, futbollisti shkodran shënoi pak ditë më parë në ndeshjen ndaj Korabit, duke qenë një futbollist i rëndësishëm në fitoren e Vllaznia U-21.Ndërkohë, Delaj ka marrë pëlqimin edhe nga ana e trajnerit Elvis Plori, me këtë të fundit që i ka dhënë besimin e tij 19-vjeçarit, duke e aktivizuar si titullar.

Sa i takon Delajt, trajneri Plori u shpreh në një intervistë për “Shkodra Sport” se ai është një futbollist që anën teknike e ka në perfeksion, ndërsa theksoi se beson se Delaj ka shumë aftësi për të ecur përpara.

“Delaj bëri një ndeshje të mirë së fundmi. Ka ardhur pas një dëmtimi që kaloi. Ai është një futbollist që teknikisht është shumë mirë, por duhet të disiplinohet më tepër në pjesën taktike. Megjithatë, them se me mënyrën e tij të të luajturit, ka shumë aftësi për të ecur përpara”,-tha për “Shkodra Sport”, trajneri i Vllaznia U-21, Elvis Plori.
Maringlen ZHIVANI