Elvis Plori eshte krahu i djathte i Thomas Brdariç dhe si rrjedhoje deri tani kjo dyshe ka funksionuar ashtu si duhet, kuptohet duke bashkepunuar edhe me dyshen e sezonit te kaluar, Osja- Lekiqi.

Numri 2 i pankines kuqeblu eshte pyetur sot ne media nese Vllaznia mund te quhet super-favorite ngaqe eshte 9 pike perpara Partizanit dhe Teutes dhe pergjigja e Plorit ka qene kjo:

“Jo, ka shumë javë. Akoma nuk ka kaluar gjysma e kampionatit. Kemi pasur një ecuri shumë të mirë, por jemi si ajo biçikleta e re. Kur e merr të re, nga qejfi derisa ta prishësh, do vazhdosh të bësh xhiro në rrugë.

Tani Vllaznia është akoma te biçikleta e re dhe kur të na shpohet ndonjë gomë, atëherë duhet të kemi shumë kujdes. Jemi me këmbë në tokë dhe kurrsesi nuk mund të themi se jemi kampionë. Nëntë pikë nuk janë shumë, mund të gabojmë. U kemi kërkuar me insistim futbollistëve që të mos shikojnë fare pikët dhe tabelën e renditjes.

Nuk duhet të na marrë euforia dhe të dëgjojmë opinionet e që na kanë shpallur ndoshta që tani kampion. Nuk kemi arritur asgjë, prandaj çdo javë lojtarët duhet të përmirësohen individualisht.

Duhet të bëjë secili një hap më tepër, në mënyrë që të jetë në treg dhe të kërkohet nga klube jashtë Shqipërisë. Kështu përfitojmë dhe skuadra rritet”.