Vllaznia u rikthye te fitorja në kampionat. Skuadra shkodrane mposhti 1-0 Skënderbeun dhe tani synon të arrijë Europën nga kampionati, ndërsa ka edhe një shans tjetër nga Kupa pasi do të luajnë në finale ndaj Laçit. I ftuar në emisionin “Fair Play”, trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori analizoi skuadrën dhe tregoi objektivin që ekipi ka në ndeshjet e fundit të këtij sezoni.
Fitorja ndaj Skënderbeut? “Nuk jam i kënaqur nga skuadra në pjesën e parë pasi e morëm shumë ngadalë. Mendonim se po luanim me vendin e fundit dhe do ta kishim të lehtë. Skënderbeu po luante shumë lirëshëm futboll dhe kishte mundësi për të na ndëshkuar.
Në pjesën e dytë, e kuptuam se çfarë duhet të ndryshonim dhe arritëm të shënonim gol. Sulmi? Kur nuk shënojnë sulmuesit nuk është mirë, por edhe ata duhet të ndihmon nga mesfusha dhe mbrotja pasi futbolli luhet në grup. Kemi krijuar raste, por diçka na ka munguar dhe është pasimi i fundit.
Kemi korigjuar shumë gjëra në 4-5 ndeshjet e fundit dhe kemi patur ekulibra që pas ndeshjen me Kastriotin. Jemi një skuadër e vendosur mirë në fushë, por na mungon diçka përpara. Europa nga kampionati? Duhet të jemi fokusuar të kapim Europën nga kampionati dhe këtë gjë e flasim me skuadrën.
Nga Kupa është një finale dhe mund të humbasësh. Duhet të merremi me veten tonë dhe kemi mundësi të fitojmë ndeshjet tona dhe të arrijmë Europën nga kampionati. Nëse arrijmë në vendin e 4-të jemi pothuajse në Europë nëse humbasim Kupën”, u shpreh Plori./newsport/