Vllaznia do të presë nesër në 13:45 Bylisin. Dueli i “Loro Boriçit” vlen për javën e gjashtë të Kategorisë Superiore, teksa përpara sfidës ka dalë në konferencë për mediat zëvendëstrajneri i shkodranëve. Elvis Plori I ka quajtur foshnjarake gabimet në humbjen me Kukësin, teksa ka konfirmuar dy mungesat e Krujës dhe da Silvës për nesër.

“Si u analizua ndeshja me Kukësin? Ishte një ndeshje që duhej të analizohej ajo me Kukësin. Gabimet ishin foshnjarake. Duhen harruar dhe këtë gjë kemi bërë gjatë javës për djemtë.

Çfarë janë korrigjuar? Kemi diskutuar më tepër stabilitetin në fushë dhe jo transzicionin. Si ne si tifozët e kemi në gjak që të luajmë lojë sulmuese, të jemi me këmbë në tokë dhe më të kujdesshëm në pjesën prapa, duke mos lënë hapësira.

Presion ? Është diskutuar se Vllaznia është për kampion, është herët dhe nuk duhet të shikojmë mbledhjen e pikëve. Mos shohim çfarë pozicioni jemi por të marrim çdo ndeshje në fushë.

Bylis? Nuk duhet të mendojmë se skuadra mike nuk e ka nisur mirë kampionatin. Nuk ka shumë ndryshime në skuadër dhe vjet ka bërë mirë. Duhet vlerësim maksimal. Tri pikë vlejnë si me Bylisin dhe me Tiranën.

Pjesë e Bylisit talenti shkodran Preka, ju vjen keq? Nuk më vjen keq vetëm për Marselinon që po rritet atje por edhe pët të tjerët. Nuk do të thotë se ai po luan dhe nuk mund të jetë më pjesë e Vllaznisë. Ka edhe lojtarë të tjerë shkodranë që janë me ekipet e tjera dhe një ditë do jenë pjesë e jona. Kjo gjë ndodh në çdo skuadër të Superligës. Duke marrë parasysh që jemi ekip I ri nuk mund të kemi shumë hapësira për lojtarët e talentuar.

Besim te fitorja? Them se duhet të marrim tri pikë, duke nisur nga angazhimi I lojtarëve dhe mësimet nga ndeshja me Kukësin. Dëshira me mundësinë janë ndryshe, ta tregojmë në fushë.

Mungesa? Kemi të konfirmuar dy mungesat e Da Silvës dhe Krujës që kanë qenë në formacion. Edhe lojtarët e tjerë duhet të tregojnë veten dhe të kapin mundësinë duke treguar veten”, tha Plori./newsport/