E ka drejtuar Kastriotin më përpara dhe e njeh mjaft mirë mentalitetin e kësaj skuadre, të cilën do ta ketë nesër si kundërshtare në fushën e lojës. Elvis Plori është ndalur të flasë tek sfida e rradhës dhe këtë gjë e ka bërë në emisionin “Star Sport” mbrëmjën e së hënës kur është shprehur:
Nuk do ta kemi aspak të lehtë me Kastriotin. Unë kam punuar vetë për dy vite tek Kastrioti dhe e di shumë mirë sesi është e ndërtuar ajo skuadër.
Të gjithë ndoshta e menduam të lehtë fitoren e Teutës ndaj kësaj skuadre javën e kaluar, por u mbyll në barazim.Madje ka qenë një barazim me drithërima sepse Kastrioti shënoi i pari dhe më pas barazoi Teuta.
Unë besoj se ka për të qenë një ndeshje shumë e fortë dhe baza e saj për të marrë një rezultat pozitiv, do të jetë përqendrimi. Kastrioti ka bërë shumë mirë deri tani në këto javët e para dhe do të jetë një sfidë e vështirë dhe i qëndroj sërish atij mendimi që thashë më lart se, do të vendosë përqendrimi. Cila skuadër do të jetë më e përqendruar në fushë, do ta fitojë atë.
Jemi të fokusuar maksimalisht tek sfida me Kastriotin që do të luajmë në Kamëz dhe nuk jemi duke menduar aspak për ndeshjen e së dielës me Partizanin sepse do të kemi kohë të mendojmë për të”-ka thënë ai./SHKODRA-SPORT.COM/


