Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPo cilësohet si 'diamant' në gjithë Europën, shkodrani Kevin Zefi shkon te...

Po cilësohet si ‘diamant’ në gjithë Europën, shkodrani Kevin Zefi shkon te Interi

Thuajse në gjithë mediat europiane është pasqyruar lajmi se Interi po vazhdon që të marrë lojtarë të talentuar dhe këtë herë do të mundohet që të rris më tepër vlerën e një “diamanti” si Kevin Zefi.

Sulmuesi 16-vjeçar ishte pjesë e Shamrock në Irlandë, ndërsa me mënyrën sesi luante në fushë kishte vëmendjen e skuadrave më të njohura.

Mes tyre futej Juventusi dhe PSV që ishin të interesuara për të marrë Zefin. Megjithatë garën e fitoi Interi, ndërsa lojtari ka zbritur në Itali për të nisur aventurën e re në karrierë.

Fillimisht do t’i bashkohet ekipit të të rinjve dhe pritet që brenda një kohe të shkurtër të rritet gradualisht për vendin në skuadrën e parë. Sa i përket Kombëtares, Zefi është aktualisht pjesë e Irlandës U-15 ku ka shënuar 6 gola në 10 ndeshje. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/RepTracker/status/1421803963083591681?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1421803963083591681%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fsportekspres.com%2Fvideo-po-cilesohet-si-diamant-ne-gjithe-europe-kevin-zefi-shkon-te-interi-dhe-gati-per-shkelqimin-e-madh%2Fkev

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments