Friday, April 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'Po çon futbollin italian në greminë bashkë me ata që i lëpijnë...

‘Po çon futbollin italian në greminë bashkë me ata që i lëpijnë b*thën’, Alegri i përgjigjet Kasanos: Çfarë komplimenti më bëri…

Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri i është përgjigjur Antonio Kasanos i cili së fundmi deklaroi që ai po e dërgon futbollin italian drejt greminës.

“Alegri është trajneri kryesor, jo menaxheri. Ai po e çon futbollin tonë drejt humnerës. Kjo është katastrofa që Alegri dhe ata që i lëpijnë b*thën gjatë 10 viteteve të fundit. Ai nuk di si të stërvitë, flet budallallëqe, vazhdon të fitojë kaq shumë para dhe nuk e kuptoj pse. Do të vijë koha kur këta personazhe do të largohen nga futbolli, sa më shpejt të largohen, aq më i mirë do të jetë futbolli ynë”, tha Kasano më 8 prill.

Ndërkohë Alegri iu kundërpërgjigj sot gjatë një konference për shtyp.

“Pata fatin dhe kënaqësinë ta stërvisja. Si lojtar, ai kishte disa aftësi të jashtëzakonshme. Mendoj se ishte pak si Ronaldinjo, sepse e pasonte topin aty ku vetëm ai mund ta shihte. Dhe Antonio ishte shumë i mirë në këtë. Unë i respektoj mendimet e të gjithëve. Mendoj se ai më bëri një kompliment të madh duke thënë se unë jam përgjegjës për gjithçka…”, tha Alegri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments