Edon Hasani ishte protagonist te Kastrioti, teksa në ndeshjen kundër Vllaznisë arriti të realizonte 2 gola në fitoren 2-1 ndaj shkodranëve.

Mesfushori shkodran ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet mjaft i motivuar. Këmbët duket si bëjnë “xixa” e për këtë ka postuar një foto në Instagramin e tij ku duket bashkë me shokët e skuadrës mjaft i bashkuar.

“Skuadra”, shkruan ai në diçiturën e fotos së postuar si për të treguar se ekipi funksionon si i tërë.

Kastrioti do të luajë ndeshjen e mbijetesës kundër Dinamos të hënën dhe pritet me interes të shihet se cili do të jetë fundi i atij takimi./newsport/