Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Po vjen Babagjyshi', Vllaznia ka një kërkesë specifike për merkaton

‘Po vjen Babagjyshi’, Vllaznia ka një kërkesë specifike për merkaton

Për të fituar, duhet të shënosh gjithmonë një më shumë se kundërshtari, Vllaznia nuk fiton prej 4 ndeshjesh për faktin e thjeshtë se nuk ia del të shënojë prej plot 360 minutash.

Skuadrës së Mirsad Jonuzit i duhet të prishë sa më shpejt agjërimin për të mos rrezikuar të vërë në dyshim një kampionat të nisur mirë e madje në seri të caktuara ndeshjesh duke dalë sipër pritshmërive pas një vere plot problematika.

Janë reale dhe kjo seri prej 4 ndeshjesh pa shënuar i nxjerr më shumë në pah. Në Shkodër, në qytetin ku mund të krenohen me “bomberin” më të mirë të historisë së kampionatin Shqiptar, Vioresin Sinanin, rekordi i të cilit mbetet ende i pathyer duhet të gjejnë njeriun e duhur para porte për të bërë një kampionat të mirë.

Skuadra ka ekuilibër, prodhon lojë e madje një mbrojtje solide. Senatorët si Gilman Lika apo Ndriçim Shtubina i japin cilësi sa i përket ndërtimit të lojës dhe aksioneve, megjithatë një qendërsulmues i aftë që të garantojë një shifër të kënaqshme golash ende mungon.

Nën rendiment Maranhao, autor i vetëm një finalizimi apo dhe Sinho, që si kartëvizitë nuk ka dhuruar golat por ndonjë moment nervozizmi të tepruar. Deri më tani nuk është se e kanë ndihmuar Mirsad Jonuzin, që ka ditur t’i japë skuadrës një fizionomi për t’u respektuar, por që mbetet ende pa njeriun gol.

Ndoshta është kjo dëshira më e madhe e trajnerit për festat e fundvitit, e natyrisht për merkaton e janarit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments