Merkatoja e verës duket se do të jetë e nxehtë duke qenë se bëhet fjalë për shumë emra të cilët lakohen në skuadra të ndryhem dhe pritet që nga dita në ditë të ketë lëvizje. Një nga emrat më të lakuar, mbetet ai i francez, Pol Pogba i cili nuk po kalon një moment të mirë në Angli.
Vetë mesfushori ua ka bërë të qartë drejtuesve se në verë do që të largohet nga Anglia dhe destinacioni i tij i radhës duket se është kampionati italian. Dëshira e Pogbas është që të rikthehet aty ku shkëlqeu dhe Juventusi është gati të bëjë një ofertë për shërbimet e tij.
Prestigjiozja spanjolle “AS” raporton se Pogba nuk do të transferohet te Real Madridi dhe se javën e shkuar ka telefonuar Sarrin duke i bërë me dije se është gati të pranojë ofertën e bardhezinjve, edhe nëse paguhet më pak se në “Old Trafford”.
Tashmë, në dorën e kanë vetëm klubet të ardhmen e Pogbas pasi futbollisti e ka thënë fjalën e tij. /VipSport/