HomeKRYESOREPortieri Caballero i ktheu kurrizin Messi-t gjatë himnit të Argjentinës, ja arsyeja

Portieri Caballero i ktheu kurrizin Messi-t gjatë himnit të Argjentinës, ja arsyeja

Syve të vëmendshëm u ka bërë shumë përshtypje gjesti i portierit Caballero gjatë ekzekutimit të himnit të Argjentinës në ndeshjen kundër Islandës.

Portieri i Chelsea-s i cili ishte projektuar si zëvendësues por luan për shkak të dëmtimit të Romero-s, i ktheu kurrizin kapitenit Messi.

Në fillim u mendua se mes futbollistëve mund të kishte ndonjë hatërmbetje por kjo hipotezë u hodh menjëherë poshtë.

Arsyeja e këtij veprimi ishte se Caballero donte të ishtë me fytyrë nga flamuri kur këndohej himni i Argjentinës./balkanweb/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments