Në një intervistë për “Super Sport”, portieri i kurbinasve, Mario Dajsinani, dha opinionin e tij për sfidën që Laçi fitoi me Tiranën.
Çfarë kishte më shumë Laçi? – Mendoj se e vlerësuam ndeshjen maksimalisht dhe zbatuam detyrat e trajnerit. Ishim më agresiv dhe morëm fitoren.
Pritja me Gjumsin? – U ndjeva mirë sepse e dija që portieri është për të shpëtuar ekipin. Ndihmova ekipin me pak fjalë.
Sirenat e merkatos? – Fundi mund të ketë zëra, por për momentin jam i fokusuar te Laçi. Pastaj, kismet të shohim.