Laçi kompleton edhe portën, Klubi kurbinas ka arritur marrëveshjen me portierin 32-vjeçar, Klajdi Kuka, që është bashkuar menjëherë me skuadrën. Futbollisti qe ka mbrojtur se fundi porten e skuadres se Terbunit, i ka dhene lamtumiren kesaj skuadre.
Gardiani kryeqytetas nuk do të jetë në dispozicion të Laçit për dy sfidat e para eliminatore ndaj malazezëve të Iskra Danilovgrad, pasi nuk është federuar në kohë, megjithatë do të nisë përgatitjet për tët qenë sa më shpejt në dispozicion të trajnerit Duro.
Klajdi Kuka ka një karrierë të pasur, kryesisht në Kategorinë e Parë, ku ka veshur fanellën e skuadrave si Tomori, Kastrioti, Vora, Turbina, Dinamo, Besa e Tërbuni, teksa pikërisht pjesë e pukjanëve ishte edhe në sezonin që lamë pas.
Me largimin e tij, drejtuesit e Terbunit do te jene te detyruar te hyjne ne merkato per te gjetur njeriu qe do ta zevendesoje ate dhe ne fakt nuk do te jete e lehte per ta gjetur pasi dihen vlerat e Kukes.