HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPortieri Melka jo i gatshëm për Vllazninë. Largohet pas miqësores

Portieri Melka jo i gatshëm për Vllazninë. Largohet pas miqësores

Mbyllet historia e portierëve të ardhur në provë tek Vllaznia gjatë dy muajve të fundit. I fundit që erdhi, pa dhe iku është korçari i ardhur nga Greqia Ilia Melka. Ai është provuar sot për 70 minuta në miqësoren e luajtur nga kuqeblutë në Tuz përballë Deçiç dhe duhet thënë se nuk pati ndonjë problematikë të madhe në portë. Një rast që iu krijua, e zgjidhi mirë. Megjithatë stafi teknik nuk ka mbetur plotësisht i kënaqur me të.

Arsyeja ka të bëjë me një pamjaftueshmëri përgatitje që ka aktualisht ky portier, çka e bën të mos jetë i gatshëm për momentin për Vllazninë. Ajo sigurisht që nuk ka kohë për ta pritur dhe për këtë arsye, mësohet se pas miqësores së sotme, i është komunikuar fakti se nuk mund të jetë pjesë e kësaj skuadre. Në këtë mënyrë, porta e kuqebluve në sezonin e ri do të mbrohet nga Erind Selimaj dhe Alen Sherri.
© shkodrasport.com

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments