HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPortieri Qarri në stërvitje, stafi merr vendimin nëse do luajë apo jo...

Portieri Qarri në stërvitje, stafi merr vendimin nëse do luajë apo jo në Korçë

Kishte shpresa se do te rikuperohej pas nderprerjes se kampionatit dhe do te ishte ne fushe ne ndeshjen e rradhes, ate ndaj Skenderbeut qe do te luhet kete fundjave, por per fat te keq nuk do te ndodhe keshtu.

E kemi fjalen per portierin Kristi Qarri. Ai ka disa dite qe ka nisur stervitjen me ekipin dhe gjendja e tij duket e mire, por jo aq sa per te luajtur qe kete fundjave. Stafi teknik eshte konsultuar gjate edhe me mjeket dhe ka vendosur qe te mos rrezikoje.

Siç dihet, portieri 22 vjeçar u demtua ne minutat e fundit te ndeshjes me Teuten para gati nje muaji duke pesuar nje lendim te berrylit, por per fat te mire nuk ishte e nevojshme t’i nenshtrohej nje nderhyrje kirurgjikale. Megjithate ky demtim e ka lene jashte prej kaq kohesh dhe se paku do te jete edhe per ndeshjen e rradhes.

Ne vend te tij eshte duke luajtur Jurgen Mehidri, i ardhur kete sezon te Vllaznia nga ekipi i Korabit dhe paraqitjet e tij kane qene pergjithesisht pozitive duke treguar besim ne aftesite e tij.

Ne fakt, Kristi Qarri pritet te jete i gatshem per te luajtur javen tjeter ndaj Kukesit, megjithate stafi teknik nuk ka deshire te ngutet derisa te marre nje konfirmim te plote per sherimin e tij./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments