Shkruar nga Gjergj KOLA
Paraqitja e mirë në ndeshjen e djeshme në transfertë ndaj Frosinone (e mbyllur në barazim 0-0) ka bërë që portieri i Sassuolos Gabriel Guri të vlerësohet me notën më të lartë nga futbollistët e të dy ekipeve dhe si rrjedhojë është zgjedhur “lojtari i ndeshjes” nga “SofaScore”.
Shkodrani 19 vjeçar është vlerësuar me notën 7.7, më të lartë se të gjithë futbollistët e tjerë dhe kjo ka ardhur prej pritjeve të shkëlqyera që ai ka bërë duke e mbajtur të paprekur portën e tij.
Gabriel Guri po luan sezonin e tij të parë në futbollin italian teksa është bërë pjesë e Sassuolo U20 dhe ndonëse pak me vonesë, po merr vendin që i takon. Dje luajti ndeshjen e tij të tretë si titullar dhe padyshim që ai pritet të jetë titullar edhe në ndeshjet e ardhshme.
Ish- portieri i Adës, Murlanit, por edhe i PSG, po tenton të bindë të gjithë edhe në Itali dhe me siguri që do ta shohim duke luajtur shumë shpejt në nivele të larta sepse talenti nuk i mungon dhe po ashtu edhe puna e madhe që po bën çdo ditë në stërrvitje.



