Tifozet e Vllaznise, pikerisht ata te grupimit “Power 12” kane bere serish nje performance te mire ne pjesen e pare te ndeshjes qe po luhet aktualisht ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Teutes.
Pavaresisht temperaturave te uleta ata jane munduar ta mbajne gjalle atmosferen me thirrjet dhe brohoritjet e tyre ne mbeshtetje te kuqebluve nderkohe qe pjesa tjeter e tifozerise nuk eshte ndjere.
Kujtojme qe edhe tribuna qendrore eshte e mbyllur sot per shkak te denimit te dhene nga Komisioni i Disiplines dhe per te gjitha keto arsye, pjestaret e grupimit “Power 12” kane goditur me nje parulle qe kane shpallur ku shkruhej: “Farexhinjte dhe qebaptoret nuk kane vend”.
Parulla e tyre ne fakt e ka nje motiv pasi shume prej tifozeve qe vijne ne stadium, nuk e mbeshtesin skuadren nderkohe qe “Power 12” qe prej krijimit te tyre ka sjelle nje atmosfere ndryshe ne shkallet e stadiumit.
www.shkodrasport.com