Ndonese klubi Vllaznia pagoi per te hapur edhe tribunen qendrore qe ishte e denuar nga Disiplina, serish tifozet shkodrane nuk e pane te arsyeshme ta mbeshtesin ne numer te madh skuadren kuqeblu ne ndeshjen e sotme ndaj Kukesit.

Numri i tyre nuk e ka kaluar shifren 1300-1400 vete dhe kuptohet qe ky numer eshte shume i vogel ne lidhje me pritshmerite qe ekzistonin ne pragndeshje, per me teper qe Vllaznia vinte nga dy fitore rradhazi dhe po ashtu luante ndaj nje ekipi te mire siç ishte Kukesi.

Megjithate asnjeri nga keto faktore nuk u ka bere pershtypje tifozeve shkodrane qe nuk denjuan te jene ne shkallet e stadiumit “Loro Boriçi” dhe po ashtu, munguan edhe tifozet kukesiane.

Mungesa e tifozerise kuqeblu duket se e ka nje shpjegim dhe ate e kane shpjeguar ne menyren me te mire te mundshme tifozet e grupimit “Power 12” te cilet e kane shpalosur permes nje pankarte qe kane hapur gjate ndeshjes ku shkruhej:

“Shkodranet ne 1 sahati, kohe zhegu- flejne”.