Vllaznia ka zhgenjyer ne ndeshjen e mbremjes se sotme duke u mundur nga Bylis 0-1 brenda ne “Loro Boriçi”. Numri i tifozeve te pranishem ne stadium nuk ka qene shume i madh por ata kane qene te zjarrte ne mbeshtetjen e ekipit kuqeblu.
Sidomos ka rene ne sy mbeshtetja e tifo- grupit “Power 12” qw nuk ka pushuar asnjwherw sw brohoritur e mbwshteturi nga fillimi e deri nw fun te takimit duke u munduar t’u jape zemer futbollisteve ne fushe.
Por ajo qe eshte me interesantja, pjestaret e ketij grupimi tifozesh nuk jane larguar nga stadiumi ne fundin e ndeshjes. Ata jane vendosur para tribunes qendrore dhe per gati nje ore nuk kane pushuar se kenduari e brohorituri per Vllaznine, njelloj sikur ajo te kishte fituar.
Momentet me te bukura kane qene kur lojtaret e Vllaznise kane dale nga dhomat e zhveshjes dhe ata kane brohoritur fort ne kor emrat e tyre. Por kulmi ka qene ne fund kur nga stadiumi ka dale trajneri Mirsad Jonuz.
Tifozet kane brohoritur emrin e tij dhe tekniku maqedonas u eshte drejtuar atyre duke i takuar dhe pershendetur per disa çaste, nje moment mjaft domethenes ky qe shikohet edhe ne videon e meposhtme: