Te Vllaznia e sezonit te ri kane ardhur nje mori lojtaresh te rinj dhe duket se nuk kemi te bejme me aspak me skuadren e sezonit te kaluar e cila shpetoi nga renia prej Superliges vetem ne ndeshjen e “play-out”.

Ne keto rrethana drejtuesit kane deshiruar ta tjetersojne perberjen dhe thuajse ia kane arritur sepse kane ardhur plot 16 lojtare te rinj. Pra, 2/3 e skuadres aktuale nuk ka qene pjese e Vllaznise sezonit te kaluar.

Nder keto te ardhurit, ka nga ato qe kane zhgenjyer, ka te tjere qe ende nuk kane kapur ritmin e grupit apo dhe te tjere te rinj qe padyshim po rriten nga dita ne dite.

Tifozet presin me padurim nje Vllazni ndryshe dhe kuptohet qe duan me te miren. Nuk mungojne edhe kritikat per shume prej lojtareve te ardhur, por i vetmi qe nuk eshte kontestuar eshte mbrojtesi i majte Aleksandar Isaevski.

25 vjeçari maqedonas pelqehet per menyren e lojes, kroset e bukura me te majten duke i bere kesisoj per vete te gjithe. Tifozet ne humor gjate miqesoreve te fundit e therrisnin “Isa” dhe kuptohet qe mbeshtetja e tyre i ka bere mire atij. Tashme shpresohet qe edhe lojtaret e tjere te ngjiten ne nivelin e tij ne menyre qe Vllaznia te shkoje aty ku duhet./SHKODRA-SPORT.COM/