Vllaznia pret nesër në “Loro Boriçin” Tiranën në atë të quhet “klasikja” e futbollit shqiptar. Një sfidë shumë e rëndësishme për të dy ekipet, por sigurisht që në Shkodër duan fitoren e skuadrës së tyre.
Një nga tifozët e zjarrtë të kësaj skuadre, pikërisht Astrit Karakaçi, në një prononcim ekskluziv për “Shkodra Sport” ka dhënë parashikimin e tij për ndeshjen dhe po ashtu, ka bërë edhe një thirrje për tifozët.
“Në Shkodër kanë thënë dikur dhe uroj që të ketë ardh ajo ditë prapë, “mjerë ai ekip që vjen në Shkodër pas një humbje të Vllaznisë”. Si rrjedhojë unë besoj në kthesën e Vllaznisë pas asaj humbje dhe lojë jo të mirë në ndeshjen e kaluar ndaj Kukësit.
Unë besoj shumë tek fitorja. Sa i takon një parashikimi për rezultatin, them se do të fitojmë me një gol diferencë, 2-1 ose 1-0. E rëndësishme është mbi të gjitha Vllaznia të fitojë dhe të gjithë të gëzojmë sëbashku në fund të ndeshjes”.
I pyetur ndërkohë nëse kishte një apel për tifozët e Vllaznisë, Karakaçi do të përdoret një batutë të shkurtër por shumë domethënëse: “Tifozi e ka vendin në stadium”./SHKODRA-SPORT.COM/
Të plotë intervistën e tij mund ta ndiqni duke klikuar në kanalin e “Shkodra Sport” në youtube duke klikuar në linkun e mëposhtëm: