Kastrioti po mendon ndeshjen me Bylisin e cila luhet pas pesë ditëve në Ballsh. Por ajo qe shqetëson stafin janë tre lojtarët titullarë si Bojom e Shkalla në mbrojtjes si dhe një nga më të mirët e kampionatit, Da Silva në sulm.

Madje, 24- vjeçari vijon të jetë në dyshim për sfidën e radhës me Bylisin por edhe atë me Kukësin, pavarësisht se stafi mjekësor i krutanëve ka filluar nga puna dhe do të bëjë të pamundurën që sulmuesi të rikthehet sa më shpejt në fushë.

Mungesa e tij dhe e Shkallës, që do të mungojë për shkak kartonësh, risjell sërish mungesa te krutanët të cilët gjatë fazës së dytë i kanë vuajtur shumë.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse do të arrihet që lojtari të rikthehet në fushë përpara Bylisit. Sa i takon Bojomit, dëmtimi i tij është më i lehtë dhe pritet që të nisë direkt seancat me grupin.