Vllaznia ka zhvilluar sot seancen stervitore te rradhes ne prag-sfiden me Pogradecin dhe ajo qe ka rene ne sy ka qene prania ne te e te gjithe futbollisteve.
Ky padyshim qe eshte nje lajm i mire per stafin teknik megjithate per sfiden e pas dy diteve eshte e sigurte se stafi teknik do t’i beje vend ne fushe edhe disa prej lojtareve te stolit.
Rezultati 2-0 i ndeshjes se pare, u jep mundesine kuqebluve qe ta marrin disi shtruar kete takim te dyte, por kuptohet pa e nevleftesuar ne asnje menyre sepse kane frike nga ndonje e papritur e pakendshme.
Trajneri Brdariç bashke me stafin e tij do ta mendojne me qetesi se cilen 11-she do te hedhin ne fushe, por e sigurte duket se te pakten 4-5 lojtare do te jene nga ata qe nuk kane luajtur shume deri me tani.
Objektivi i Vllaznise eshte kalimi ne çerekfinale te Kupes se Shqiperise dhe per kete arsye, ndaj Pogradecit do te synohet nje tjeter fitore, por edhe nje rregullim i gjerave si ne mbrojtje ashtu edhe ne sulm./SHKODRA-SPORT.COM/