E kemi përmendur shpesh se futbollistët shkodranë janë të shpërndarë në mbarë Europën. Një prej atyre flitet pak në media është Eslit Sala. 21-vjeçari që aktivizohet si mesfushor, por edhe mbrojtës prej 3 sezonesh aktvizohet në kampionatin maltez.

I formuar tek Akademia Ajaks në Shkodër, djaloshi luan me ekipin më të njohur në ishull, Valletta. Tashmë një titullar i padiskutuar i skuadrës së tij, Sala është shndërruar në një nga më të rëndësishmit e skuadrës malteze. Ai ka qenë shumë i vlerësuar edhe për performancën e tij të fundit.

Valletta triumfoi në shifrat 3-1 përballë Sirens, ku Sala u aktivizua për 90 minuta të plota duke qenë një nga më të mirët në fushë. Sala, ka qenë edhe pjesë e vazhdueshme e kombëtareve tona të moshave.

Pas këtyre sezoneve shumë pozitive në Maltë që kanë bërë që lojtari të marrë eksperiencën e duhur të futbollit profesionist, ai po bëhet gati për një lëvizje tjetër në karrierën e tij.

Sezoni sapo ka filluar dhe po luhen javët e para në mbarë Europën, por me siguri Sala nuk do qëndrojë edhe për shumë kohë në ishullin maltez. Rruga drejt një kampionati më të fortë në të ardhmen duket se është hapur për 21-vjeçarin.
Endri ÇINARI