Lamine Yamal është shpallur sulmuesi më i mirë nën 23 vjeç, por mendjen e ka të Barcelona dhe ka një peng, Championsin e humbur sezonin e kaluar.
Por 2025 ishte gjithashtu viti në të cilin ai postoi një premtim në rrjetet e tij sociale që mbetet i vlefshëm.
“Do ta përmbush, do ta sjell Ligën e Kampionëve në Barcelonë”, shpalli ai natën e 6 majit, kur pësoi një nga pengesat e para të mëdha të karrierës së tij në Milano.
Barça, e cila ishte në prag të finales së Ligës së Kampionëve pas golit 3-2 të Rafinjas, u eliminua në momentet e fundit.
Një tronditje për Yamal, i cili goditi gjithashtu shtyllën në kohën shtesë, një gjuajtje që mund të kishte nënkuptuar, kush e di, ndoshta diçka më shumë sesa thjesht një vend në finale. Ndoshta edhe “Topin e Artë”.


