Fitorja e mbremshme Vllaznise ndaj Tiranes ka bere qe te gjithe tifozet e saj te jene ne delir, por jo vetem ata. Jane ndjere mire edhe ish- futbollistet e kesaj skuadre, ata qe kane kontribuar per lartesimin e emrit te saj.
Dhe njeri nder ta eshte edhe ish- sulmuesi i njohur Ilir Kepa. Kjo fitore e ka bere ate te kujtoje gjithe karrieren e tij, ka nje dedikim per te atin, Istrefin, ate qe futi ne futboll dhe e mbeshteti aq shume.
I pat bere nje premtim por qe per arsye te ndryshme nuk e mbajti dhe Iliri ndjehet “fajtor”, por ate porosine e babes e ka te ngulitur gjithmone ne mendje: Te mbaje ne zemer gjithmone Vllaznine. Ja çfare shkruan ai ne nje postim shume emocionues:
“Nji premtim që ja bana babes dhe nuk u mbajt nga ana ime. Ja edhe pse vllaznine e du shumë.
Në tre vitet e fundit pasi u rradhita në golashenusat më të mire të vendit dhe mbasi kisha shënu rreth 90-100 gola duke perfshi edhe Kupat e Republikes, 1988-1989, 1889-1990, 1990-1991, i premtova babes që do të shenoja deri në fund të karrieres rreth 200- 250 gola minimumi për Vllaznine.
Diten kur vendosa ta braktisi Shqipërine mbas ndeshjes me Francen, 5 dite para i thash babes se nuk du me ik dhe se do ta nderoj fjalen që të kam dhane dhe se ti do të jesh krenar me mu deri sa të kesh frymen, më pau në fytyre dhe ju derdhen lote.
Me tha: “Une jam mire kur ti je mir, une jam krenar kur Shkodra asht krenare me ty, shko dhe ta prifte zoti mbare dhe Vllaznine mbaje në zemer gjithmone, kete mos e harro”. I fshiu lotet në sy dhe bani sikurse nuk kishte kurgja.
E braktisa vllaznine me 16 gola, në krye të golashenusve të Shqiperis dhe mbeteshin akoma 3 muaj Kampionat. Sa gola do kisha shënu ate vit? Po edhe 10 vite mbrapa?
Asnjeri nuk mund ta dije tamam, por nji gja jam krenar, që baba asht krenar me mu edhe pse fjala nuk u mbajt. Ja dedikoj babes tem Istref kepa. Idolit tem numer 1.
Dhe tifozave kuq e blu.
Një shtese të vogel sa për nostalgji. Imagjinoni nji sekonde po sikur të kisha pas afer mejet “Maradonen” e Vllaznise, Lulzim Bersheni. Cila mbrojtje në Shqiperi do të na kishte ba ball për 15 vjet rresht?