Humbja e pasdites se sotme 0-1 ndaj Kastriotit, sigurisht qe i ka zhgenjyer te gjithe ne Shkoder. Kuptohet qe nje pjese e mire e tifozeve kane dashur te fajesojne kundershtarin per lojen jo “fair” te zhvilluar, por nga ana tjeter shumica duan ta gjejne pergjegjesine tek vete kuqeblute per kete zhgenjim shume te madh.

Por çfare ndodhi ne kete ndeshje? Gazeta “Shkodra Sport” i ka marre nje mendim specialisti pikerisht ish- kapitenit te Vllaznise Astrit Prençi i cili e ka shpjeguar keshtu humbjen ndaj krutaneve:

“Une mendoj se pavaresisht asaj çfare u deklarua ne pragndeshje se kishim te benim me nje kundershtar te veshtire, ne fushen e lojes nuk u konstatua kjo gje. Futbollistet e Vllaznise mbase ishin te bindur se do te shenonin, por kete nuk e treguan ne fushe sepse munguan rastet.

Nga menyra e ndertimit te formacionit, sigurisht qe Vllaznia duhet te luaje ne krahe dhe te krosoje topat ne zone per te shfrytezuar Balajn, por nuk ndodhi ne asnje moment. Vetem ne 10 minutat e fundit ndoshta ndryshoi diçka por kjo nuk i mjaftoi per te marre pike. Ky ishte nje hap shume i gabuar dhe mua personalisht me vjen shume keq per tifozet e mrekullueshem shkodrane qe jane me te miret ne Shqiperi te cilet u zhgenjyen nga kjo humbje.

Po ashtu me vjen keq edhe per presidentin Xhaferi i cili jo vetem eshte shkodran dhe tifoz i kesaj skuadre, por sivjet ka ndertuar nje skuader te mireinvestuar. E them me bindje te plota se rezultatet qe po arrin Vllaznine nuk po e justifikojne investimin qe eshte bere per te”.

I pyetur nderkohe nese kjo humbje do te ndikoje te Vllaznia ne prag te ndeshjes se kupes me Partizanin, Prençi pergjigjet: “Te dyja skuadrat vijne pas nje shoku te pesuar dhe padyshim qe do te jete nje sfide delikate. Ajo qe do te jete me e qete, do te arrije ta kaloje kete moment, ndersa skuadra qe do ta humbase ate sfide, do te zhytet ne krize.

Une mendoj se kemi te bejme me nje kampionat te paparashikueshem ku siç po shikohet, nuk ka skuadra te pathyeshme dhe po ashtu nuk dihet ende se kush do bjere sepse te gjithe ekipet jane ne loje. Vllaznia i ka shanset ende te medha per t’u shpallur kampion, por edhe mund te rrezikoje gjithçka nese vazhdon te gaboje siç beri dhe sot”./SHKODRA-SPORT.COM/