Vllaznia eshte duke e pritur me shume ankth por njekohesisht edhe me deshire heshjen e shortit te dyte te “UEFA Europa Conference League”, short qe do te hidhet mesditen e se merkures ne Nion.
Pikerisht per kete arsye, mesohet se presidenti i Vllaznise Alban Xhaferi deshiren qe te jete vete i pranishem ne salle ne momentin e hedhjes se shortit dhe per kete arsye, pasditen e neserme do te udhetoje drejt Zvicres.
Paradite do te jete i angazhuar me nje takim qe presidenti i FSHF-se Armand Duka ka organizuar me presidentet e ekipeve te Kategorise Superiore dhe te kategorise se pare dhe menjehere pas tij, do te udhetoje drejt vendit ku hidhet shorti i te gjithe kompeticioneve qe organizon UEFA.
Kuptohet qe per te emocionet do te jene te medha, ne pritje te nje shorti te favorshem per Vllaznine e tij qe do t’i jepte mundesine e perballjes me te me synim kualifikimin per ne turin e trete te ketij kompeticioni.
Kujtojme qe Vllaznia mori edhe sezonin e kaluar ne kete kompeticion ku ne turin e pare kaloi boshnjaket Shiroki Brijeg ndersa ne te dytin u eliminuan nga qipriotet e AEL Limasol. Po sivjet? Te shohim..,/SHKODRA-SPORT.COM/